Emma Stone rrëfen sekretin

07/07/2017 00:00

Aktorja e famshme e “Hollywood”-it, Emma Stone zbuloi për mediet se, disa prej aktorëve me të cilët ka punuar vendosën që të paguheshin më pak, në mënyrë që të fitonin njësoj sa ajo.

Në një intervistë për revistën “Out”, ylli i serialit “La La Land” pranoi se bashkëprotagonistët e saj meshkuj kishin kërkuar vullnetarisht pagë më të ulët, në mënyrë që të ishin të barabartë me të. Fituesja e çmimit “Oscar” nuk zbuloi emrat e aktorëve që e kishin bërë këtë, por tha se kishin pranuar pasi mendonin se ishte më e drejtë.

“Në karrierën time më ka ndodhur disa herë, që aktorët me të cilët kam punuar kanë marrë më pak parà, në mënyrë që të paguheshin sa unë. Është diçka që e kanë bërë për mua, pasi mendojnë se kështu është e drejtë. Nëse aktori me të cilin punoj ka një kuotë më të lartë sesa unë, por beson se jemi të barabartë dhe pranon ulje page, kjo ndryshon kuotën time dhe të ardhmen time”, deklaroi Stone.

Sistemi i kuotave në “Hollywood” është sulmuar shpesh, pasi llogarit pagën e një aktori/e bazuar në atë të filmit të mëparshëm, e kjo bën që të ruhet “status quo”-ja ë pabarazisë mes meshkujve dhe femrave.

Ema Stone është aktorja më e fundit që flet për diferencën në pagë mes burrave dhe grave në “Hollywood”. Kjo temë shkaktoi mjaft diskutime në vitin 2015, kur Jennifer Lawrence tha se u tërbua nga inati, kur mori vesh sa pak paguhej në krahasim me aktorët meshkuj.

Top Channel