Sagan-Cavendish bëjnë paqe pas incidentit në Turin e Francës

07/07/2017 00:00

Turi i Francës u mbyll si për Marc Cavendish, ashtu edhe për Peter Sagan, edhe pse për motive të ndryshme.

Sagan goditi me bërryl Cavendish, duke e rrëzuar britanikun e duke e dëmtuar, ndërkohë që vet sllovaku u përjashtua nga kompeticioni.

U duk një situatë e tensionuar kjo mes dy çiklistëve, por që u zgjidh shpejt, madje duke sfiduar njëri-tjetrin në të ardhmen.

Mjaftoi një postim në rrjetin social Twitter, e paqja mes tyre u vendos. Ishte Sagan ai që shkroi i pari, duke i uruar Cavendish një shërim sa më të shpejtë, duke shtuar se mezi po pret që të garojë sërish kundër tij, mesazh që ishte i shoqëruar nga dy foto, ku në njërën prej tyre ai ishte fitues ndaj Cavendish, ndërsa në tjetrën ishte e kundërta.

Përgjigjja e britanikut ishte e menjëhershme. “Çfarë klasi, krenar që pata mundësi të të njoh Peter. Do të shihemi së shpejti”, ishte mesazhi i Marc Cavendish, duke konfirmuar se mes tyre nuk ka asnjë mëri pas incidentit.

Top Channel