“Rregullat e reja” të Dua Lipës

07/07/2017 00:00

Dua Lipa udhëheq një grup vajzash në videon e sapopublikuar të këngës së saj më të re “New Rules”, e nga kritikët po cilësohet si videoja më e mirë e këngëtares së famshme.

21-vjeçarja me origjinë shqiptare e përshkroi “single”-in e ri si kënga e ndarjes, që do të kishte dashur të dëgjonte në një situatë të tillë. Sipas saj, kushdo mund ta gjejë veten te kjo këngë.

Në tekstin e këngës, Dua Lipa luan me idenë për t’i dhënë ish-të dashurit të saj një mundësi të dytë.

Videoja u xhirua në Miami dhe regjisori i saj është Henry Schofield, i cili gjithashtu ka realizuar edhe videon e “Lost In Your Light”, po nga Dua Lipa.

Këngëtarja tha se ka punuar edhe më parë me Schofield, e se ai është një person me ide të shkëlqyera që bën mrekulli me koreografinë.

Top Channel