Hamilton, më i shpejti në Austri, por Vettel është pranë

07/07/2017 00:00

Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel është sërish dyshja që do të diskutojë fitoren në Çmimin e Madh të Austrisë, të paktën duke u bazuar në provat e lira të së premtes.

Lewis Hamilton u konfirmua si piloti më i shpejtë edhe në sesionin e dytë të provave të lira për Çmimin e Madh të Austrisë.

Britaniku i Mercedes i mbylli provat me kohën 1’05”483. Menjëherë pas kampionit në fuqi të botës u rendit rivali kryesor i tij këtë sezon, Sebastian Vettel me 0”147 më shumë. I Treti u rendit Bottas, i ndjekur nga Red Bull-ët Ricciardo dhe Verstappen.

Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Austrisë janë ditën e nesërme në orën 14:00, ndërsa garë të dielën po në të njëjtën orë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel