Turi i Francës, Kittel fiton etapën e gjashtë

07/07/2017 00:00

Marcel Kittel ka arritur të fitojë me një sprint në fund etapën e gjashtë të Turit të Francës.

Gjermani nuk u duk të ishte në një formë të mirë në këtë etapë, por në momentin e fundit ia doli mbanë të kalojë i pari, duke regjistruar suksesin e 11 në një Tur të Francës.

Çiklsiti i skuadrës “Quick Step” ka fituar edhe etapën e dytë të këtij turi, duke lënë pas Arnaud Demare dhe bashkombasin e tij Andre Greipel.

Ndërkohë, kryesuesi i klasifikimit Chris Froome ka zhviluar një etapë të qetë, që nuk e pengon në renditjen e përgjithshme për të mbajtur fanelën e verdhë.

Top Channel