Tifozët e Partizanit ndalohen në kufirin bullgar

06/07/2017 00:00

Tifozët e Partizanit hasën një pengesë në udhëtimin e tyre drejt Bullgarisë, ku do të zhvillohet sfida e kthimit të raundit të parë eliminator të Europa League, ndaj Plovdivit.

Një autobus i mbështetësve të “Të Kuqve” është ndalur nga policia në kufirin mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, duke shkaktuar jo pak probleme. Tifozët e Partizanit kishin hyrë në territorin bullgar dhe pasi përshkuan 5 km, u bllokuan dhe u rrethuan nga policia vendase me këtë të fundit që ishte e vendosur që të mos i lejonte të vazhdonin udhëtimin drejt Burgasit dhe t’i kthente ata pas duke krijuar një situatë shumë të vështirë.

Ndeshja mes Partizanit dhe Botev Plovdivit do të zhvillohet sot në orën 19:00, në stadiumin “Lazar”. Partizanit do t’i duhet një mrekulli për t’u kualifikuar, duke qenë se ndeshjen e parë të zhvilluar në Tiranë e humbi 1-3.

Top Channel