Shqipëria fiton 3 pozicione në renditjen e FIFA-s

06/07/2017 00:00

Kombëtarja shqiptare fiton 3 pozicione në renditjen e FIFA-s për këtë muaj.

Fitorja 3-0 në fushën e Izraelit në eliminatoret e Botërorit të vitit pati shumë ndikim në ngjitjen e shkallëve të klasifikimit nga ana e kuqezinjve, që tani janë në vendin e 63, me 544 pikë.

Ajo që ka humbur ndjeshëm në renditjen e këtij muaji është skuadra e Kosovës, që pas disfatës me Turqinë ka zbritur në vendin e 177.

Përsa u përket skuadrave që janë në grupin tonë kualifikues, Spanja është në vendin e 11, ndërsa Italia edhe këtë radhë pozicionohet e 12. Izraeli ka humbur 15 pozicione duke u renditur i 70, ndërsa Maqedonia është ngjitur në e vendin e 134.

Përsa i përket kreut të renditjes së FIFA-s, edhe ajo ka pësuar ndryshime pasi tani në vendin e parë është Gjermania, që ndiqet nga Brazili dhe Argjentina në vendin e dytë dhe të tretë.

Top Channel