59-vjeçarja e dashuruar me Mourinho

06/07/2017 00:00

Jose Mourinho është një personazh shumë i dashur për tifozët e skuadrave të cilat ka drejtuar dhe një 59-vjeçare angleze ka vendosur që dashurinë për trajnerin portugez ta ketë përjetë në lëkurën e saj.

Viv Bodycoten ka bërë 20 tatuazhe të dedikuar Specialit. “Dëshiroj shumë që ta kem përballë një herë të vetme. Është i vetmi mashkull me të cilin do të tradhtoja burrin tim”, thotë Vivi për “Mirror”.

“Sapo mbaroj një tatuazh, mendoj për tjetrin. Të fundit, që është dhe më i madhi, e kam bërë në këmbë. Nuk ka ditë që të mos shoh të paktën një foto të tijën në internet. Jam e varur nga Mourinho dhe mezi pres që të rinisë kampionati”, tregon 59-vjeçarja.

Vivi kujton se në vitin 2015, pasi Mourinho u shkarkua nga Chelsea, vendosi që të mos e festonte Krishtlindjen. “Kur nipi më tha që e hoqën nga puna, e anuluam Krishtlindjen dhe nuk hëngrëm darkën tradicionale. Fqinjët më pyesin se pse nuk jam me Leicesterin dhe unë u them që jam e dashuruar me një trajner futbolli, jo me skuadër”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel