Ariana në Brazil me “Dangerous”

05/07/2017 00:00

Ariana Grande është duke vazhduar datat e turit të saj “Dangerous”, nëpër botë.

Këngëtarja ka treguar edhe njëherë se nuk di të ndalet, duke gjetur forcën për të vazhduar koncertet pavarësisht dhimbjes së madhe prej tragjedisë në Manchester, rreth 2 muaj më parë.

Së fundi, Ariana është ndalur në San Paolo, aty ku ka emocionuar publikun dhe fansat nga Brazili. Këngëtarja ka publikuar foto edhe video nga ky koncert, ku duket i mrekullueshëm.

Top Channel