Top Gun Maverick del në korrik të 2019

04/07/2017 00:00

Dy muaj më parë u fol për idenë e një serie të dytë të filmit kult “Top Gun”, tashmë është zyrtare se kush do të jetë regjisori dhe kur do të dalë filmi i ri.

Sipas Deadline, i pari që jep lajmin, Paramount ka shënuar si 19 korrikun 2019 ditën e daljes së filmit.

Regjia e filmit ëhstë besuar Joseph Kosinskit, i njohur si regjisori i filmit Tron: Legacy (2010). Por ndoshta për koeçidencë të fatit, Kosinski do të kthehej të drejtonte Tom Cruise, i cili ka qënë protagnoist  i një tjetër film të regjisorit në 2013, të quajtur “Oblivion”.

Kështu, ylli i Hollivudit do të kthehet të interpretojë pilotin Maverick, dhe lidhja e tij me këtë projekt është kaq e fortë saqë ka kushtëzuar madhe dhe titullin. Aktori ka thënë se nuk dëshiron numra, dhe se filmi do të quhet Top Gun Maverick, në referim të emrit “të artit” të personazhit, Pete Mitchell.

Ajo që ende është e panjohur, është pjesëmarrja e Val Kilmer, aktori që në filmin e 1986 luante rolin e pilotit rival të Maverick, Tom “iceman” Kazinsky. Kilmer ka shprehur më herët dëshirën të kthehej në filmin e dytë.

Top Channel