Pushimet greke të Nicole Scherzinger

04/07/2017 00:00

Modelja 39-vjeçare Nicole Scherzinger ka shijuar disa ditë relaksuese në brigjet e Greqisë, teksa tashmë është gjyqtare e X Factor në Britani.

Ajo ka postuar disa foto me bikini të kuqe, në perëndimin e diellit të Mikonos, ku tregon trupin e tonifikuar. Fansat kanë komentuar fotot e saj, duke e komplimentuar për trupin dhe sidomos për këmbët e saj.

Nicole po shijon pushime luksoze në Greqi për të festuar ditëlindjen e saj, pasi u shfaq me sy disi të lodhur pas festës që bëri në Londër.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel