Allegri bën goditjen e madhe në merkato

05/07/2017 00:00

Përpara se të përqendrohet sërish te një sezon tjetër në krye të Juventusit, Massimiliano Allegri ka bërë një goditje të madhe në merkato përsa i përket jetës private.

Trajneri i bardhezinjve është fotografuar nga e përjavshmja italiane “Chi” në shoqërinë e Ambra Angiolinit.

Siç duket në kopertinën e revistës që del sot në shitje, Max dhe Ambra janë fotografuar në plazh duke u përqafuar dhe puthur.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel