Turi i Francës, skualifikohet Sagan. Shkak rrëzimi i Cavendish

04/07/2017 00:00

Kampioni i botës në sportin e çiklizmit, Peter Sagan është skualifikuar nga Turi i Francës i këtij viti, pasi është shpallur fajtor për rrëzimin e Mark Cavendish në etapën e katërt të tij.

Britaniku akuzoi Saganin se e kishte shtyrë me bërryl gjatë sprintit final në Vittel.

Cavendish, 32-vjeçar, e përfundoi etapën pasi mori trajtim mjekësor për disa minuta, e më pas iu nënshtrua një kontrolli me rreze X.

“Kam shkuar mirë me Peter. Një rrëzim është thjesht një rrëzim, por nuk mund të pranoj të jem fans i tij, në momentin që më shtyn me bërryla”, tha çiklisti i “Dimension Data”, Cavendish.

Britaniku Geraint Thomas ruan kështu kryesimin e përgjithshëm, ndërsa Arnaud Demare u bë francezi i parë që fiton një fazë sprinti në grup në Turin e Francës që prej vitit 2006. Ndërkohë, kampioni në fuqi, Chris Froome, mbetet i dyti në renditjen e përgjithshme, 12 sekonda pas bashkëpatriotit të tij Thomas.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel