Partizani pranë sulmuesit serb Basrak

04/07/2017 00:00

Ndonëse shpresat për të vazhduar rrugën në Ligën e europës, thuajse janë shuar, Partizani vazhdon punën në merkato, për të përforcuar organikën.

Të kuqtë duket se kanë arritur akordin me sulmuesin zvicerian me origjinë serbe, Milan Basrak dhe pritet ta zyrtarizojnë së shpejti.

Basrak është 22 vjeçar dhe sezonin e fundit është aktivizuar me Catanzaron në Lega Pro/C, në Itali.

Në karrierën e tij ai numëron paraqitje të pakta, në ligën boshnajke dhe atë serbe, ku është aktivizuar për një sezon me Metalac. 

Top Channel