Pranga modeleve, përfundojnë në burg

03/07/2017 00:00

Tre modele të Play Boy janë arrestuar nga policia meksikane, pas kërkesës së zyrës së emigracionit dhe deri në zgjidhjen e çështjes mund të qëndrojnë në burg.

Nuk kanë të mbaruar kritikat ndaj policisë meksikane për arrestimin e tre “lepurusheve” të Play Boy, të cilat janë arrestuar me pretendimin se po punonin ndërsa kishin hyrë në Meksikë me viza turistike.

Modelet u vunë në pranga pas kërkesës së zyrës së emigracionit, teksa ishin në një festë në Kankun të Meksisës. Pas këtij incidenti revista e njohur ka akuzuar autoritetet meksikane për abuzim me pushtetin.

Tre modelet e arrestuara janë: Modelja turke, Elif Celik, bukuroshja Marie Brethenoux dhe amerikanja Lauryn Elaine.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel