Hidhen firmat, Calhanoglu te Milani, Gonalons te Roma

03/07/2017 00:00

Pronarët e rinj të Milanit duket se e kanë marrë tepër seriozisht ngritjen e Milanit aty ku i takon mes ekipeve më të mira në botë. Një muaj pas hapjes zyrtare të merkatos, Milani ka arritur të sigurojë firmat e disa lojtarëve, jo pak të kërkuar këtë verë.

Pas firmës së hedhur nga Musacchio, Kessie, Rodriguez, André Silva e Borini, vjen edhe goditja e gjashtë e arritur nga dyshja Fassone-Mirabelli.

Përmes një deklarate të kuqezinjve bëhet e ditur se lojtari i Leverkusen, Hakan Calhanoglu ka firmosur me Milanin një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor  2021.

Edhe Roma ka siguruar një tjetër përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, Maxime Gonalons, i cili po ashtu sipas mediave italiane ka firmosur një kontratë të vlefshme deri më 2021-shin.

Top Channel