Lirohet Sami Lushtaku

03/07/2017 00:00

Kreu i Komunës së Skënderajt, ish-komandat i UÇK-së në zonën e Drenicës, Sami Lushtaku ka fituar lirinë.

Lushtaku është liruar pasditen e së hënës, pasi Gjykata Supreme kishte rrëzuar akuzat e ngritura ndaj tij për krime lufte.

Vetë Lushtaku e ka quajtur të vonuar këtë vendim.

Menjëherë pas lirimit, Lushtaku u është drejtuar varrezave të Jasharajve në Prekaz për të bërë homazhe atje.

Top Channel