Briatore këshillon Alonson: Shko te Ferrari ose Mercedesi

03/07/2017 00:00

E ardhmja e Fernando Alonsos në Botërorin e Formulës 1 vazhdon të jetë një ndër temat më të diskutuara në ambientet e këtij kampionati.

Së fundmi, interes për spanjollin kanë shfaqur skuadra të tilla si Renault apo Williams, por për Flavio Briatoren, një lëvizje e tillë nuk do të ishte pozitive për 35-vjeçarin.

“Alonso duhet të shkojë te Mercedesi ose Ferrari”, mësohet të ketë thënë Briatore, i cili vuri në dukje diferencat mes futbollit dhe Formulës 1, e për të treguar rëndësinë që ka garimi me një skuadër të mirë.

Sipas tij, në Formulën 1, ndryshe nga sa ndodh në futboll, vetëm 3 skuadra janë në gjendje që të fitojnë, me italianin që nënkuptoi Mercedesin, Ferrarin dhe Red Bullin.

Por skuadra austriake del në mënyrë automatike jashtë loje në garën për Alonson, për shkak të politikave të saj duke qenë se preferon të besojë më shumë te pilotët që formon ajo vet.

Top Channel