Tërmet i fuqishëm në Maqedoni, lëkundjet ndjehen në Tiranë

03/07/2017 00:00

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mesditën e së hënës në disa qytete të  Shqipërisë, edhe pse epiqendra e tërmetit, është regjistruar në fshatin Kosel, 12 km në verilindje të Ohrit në Maqedoni dhe 90 km nga Tirana.

Tërmeti, ka qenë i magnidutës 5 i shkallës rihter dhe sipas Qendre Sizmologjike Europiane Mesdhetare, është pasuar dhe me disa lëkundje të tjera më të lehta.

Edhe pse ende nuk ka të dhëna zyrtare për dëme të shkaktuara, raportohet se në zonën e Ohrit, lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar dëmtime në disa banesa.

Mediat maqedonase kanë raportuar për një rritje të nivelit të squfurit në zonën e Koselit, ku ndodhet dhe i vetmi vullkan aktiv në Ballkan.

Ato shtojnë se është vënë re se veç gropave ekzistuese, për shkak të lëkundjeve të tërmetit, janë hapur dhe dy gropa të tjera, ndërsa në fotot e publikuara shihen dhe kafshë të ngordhura për shkak të nivelit të lartë të squfurit të lëshuar prej tyre.

FOTO GALERI
1/5
Burimi: EMSC

Top Channel