Milan-Donnarumma, tashmë asnjë dyshim: Ka vendosur të rinovojë

03/07/2017 00:00

Duket se tashmë ekziston një akord i përbashkët. Milani dhe Raiola pritet të ndjekin më në fund të njëjtin drejtim. Edhe vet agjenti i Donnarummës duket i dorëzuar, përballë dëshirës së Gigios për të rinovuar me kuqezinjtë, të cilët mbajtën ende të shtrirë dorën e bashkëpunimit, pavarësisht asaj që ndodhi në mesin e qershorit.

Tashmë fryma e optimizmit duket se mbizotëron mes të gjitha palëve. Milani shpresonte gjithmonë, edhe pse me Raiolën goditjet e papritura janë gjithnjë të mundshme dhe mund të të vijnë nga momenti në moment.

E pikërisht sot, që në Milano, apo më saktë në selinë e klubit kuqezi do të mbërrijë Calhanoglu, duke bërë që vëmendja ndaj marrëveshjes me Gigio Donnarummën të spostohet në një aneks më të rezervuar të selisë, ka qenë vet agjenti Mino Raiola që është shprehur se “takimi për ‘po’-në përfundimtare mund të mbahet sot, ndoshta edhe nesër”. Por thelbi është gjithsesi i njëjtë: pritet rinovimi i kontratës.

Këtë herë, edhe drejtuesi Abbiati duket jo vetëm optimist, por i sigurtë. “Dyert për Gigion janë ende të hapura. Milani e pret me padurim dhe jam i bindur për një fund të lumtur”.

Në takim, veç drejtuesve të “djallit”, pritet të jenë të pranishëm Raiola dhe ndoshta edhe ndonjë familjar i Donnarummës. Ndërsa vet portieri 18-vjeçar duket se e ka mendjen te prova e parë e maturisë, ajo e mbylljes së maturës ditën e mërkurë, por e ardhmja e tij duket tejet e qartë.

Top Channel