Arsenali jep 142 milionë euro për Mbappe

03/07/2017 00:00

Arsene Wenger kërkon me çdo kusht që të ketë në skuadër sulmuesin Kylian Mbappe dhe sipas “Daily Mirror”, trajneri francez i Arsenalit është i gatshëm të paguajë 142 milionë euro për lojtarin e Monaco.

Wenger ka biseduar me babanë dhe përfaqësuesin e futbollistit të talentuar, Wilfred Mbappe, të cilin po përpiqet që ta bindë se Londra është zgjedhja e duhur. Trajneri francez i ka garantuar babait të sulmuesit se djali do të shndërrohet në yllin e madh të skuadrës, ndërkohë që kjo gjë nuk i garantohet dot te Reali i Madridit sipas tij.

Gjithsesi, nëse nuk blen dot Mbappe, Arsenali ka siguruar që tani shërbimet e një tjetër sulmuesi francez, Alexandre Lacazette. Sipas “The Telegraph”, lojtari është blerë nga Lyoni për 59 milionë euro.

Top Channel