Terry përfundon në Championship

02/07/2017 00:00

Edhe pse në moshën 36 vjeçare, John Terry nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Kapiteni i Chelsea-t prej disa sezonesh ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij te Aston Villa në Championship, kategoria e dytë në Angli.

Mbrojtësi ka arritur marrëveshjen me Aston Villa-n dhe ditën e nesërme pritet të nënshkruajë edhe kontratën e tij të re një vjeçare.

Që prej vitit 1998, John Terry ishte pjesë e “Bluve të Londrës” duke zhvilluar me ta 492 ndeshje, ndërsa ka realizuar edhe 41 gola.

Top Channel