Darkë “tek për tek”, rezultati i sondazhit habit në SHBA

02/07/2017 00:00

Shumë njerëz rrudhën vetullat kur u mor vesh se zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence nuk do të darkonte kurrë vetëm me një grua që nuk ishte bashkëshortja e tij.

I gjithë interneti bërtiti një zëri se Pence ishte tej mase me të vjetrën. Por tashmë duket se numri dy i administratës amerikane nuk është aspak i vetëm në qëndrimin e tij.

Pas zbulimit të Pence, gazeta “New York Times” organizoi me shpejtësi një sondazh dhe rezultatet ishin të habitshme, sidomos pasi shumica e komentuesve në internet e cilësuan zëvendës presidentin tepër tradicional. Sipas “New York Times”, më shumë se gjysma e femrave janë dakord me Pence dhe gjithashtu 45% e burrave.

Ndërsa as që bëhet fjalë për një gotë, pasi vetëm 29% e femrave mendojnë se kjo është përshtatshme në një situatë vetëm për vetëm. Megjithatë, sondazhi i kryer me 3500 njerëz, nënvizon se numrat ndryshojnë në varësi të bindjeve politike, sa më liberale që të jenë ato, aq më shumë njerëzit janë të gatshëm të përzihen me seksin e kundërt në situata vetëm për vetëm.

62% e republikanëve e cilësuan këtë të pranueshme, në krahasim me 71% të demokratëve. Ndarje të ngjashme shihen edhe në kuadër të fesë, sa më i devotshëm të jesh, aq më pak të përshtatshme e konsideron një darkë vetëm për vetëm me dikë që nuk është bashkëshorti apo bashkëshortja.

Duket se edhe arsimi luan rol të konsiderueshëm, pasi 25% e atyre që nuk kanë diplomë shkolle të lartë mendojnë se kjo është e papërshtatshme, në krahasim me 18% të atyre që kanë mbaruar universitetin.

Top Channel