Inter 40 milionë euro për Di Maria

02/07/2017 00:00

Merkato në hyrje sapo ka filluar për zikaltrit dhe këtë javë pritet të vëhen zyrtarizimet e para.

Bëhet fjalë për mbrojtësin sllovak Milan Skriniar dhe mesfushorin spanjoll Borja Valero, për të cilin mediat italiane këmbëngulin se ka gjetur marrëveshjen me Interin.

Gjithsesi, drejtuesit zikaltër po punojnë për të sjellë emra me peshë, ku në krye të listës janë Di Maria dhe Nainggolan.

Drejtori sportiv i Interit, Sabatini ka udhëtuar në Francë, ku është takuar me menaxherin e Di Marias dhe kanë arritur akordin për transferimin e tij te zikaltrit.

Tani mbetet për t’u bindur klubi i Parisit, ndaj të cilit zikaltrit kanë bërë ofertën e parë zyrtare, 40 milionë euro plus bonuse, por nuk kanë marrë ende një përgjigje.

Sipas mediave italiane, 15 ditët e ardhshme do të jenë të rëndësishme, sa i përket transferimit të Di Marias dhe në rast dështimi, zikaltrit do të tentojnë afrimin e argjentinasit tjetër, Erik Lamela nga Tottenham.

Më herët u fol edhe për një ofertë të Interit, ndaj Romës, për transferimin e Nainggolan kundrejt shumës prej 40 milionë eurosh dhe kartonin e malazezit Jovetiç.

Top Channel