“Krimineli më i bukur në botë” kapet “mat”, tradhton gruan!

02/07/2017 00:00

Kishte thënë më parë se gruan e tij nuk do ta tradhtonte kurrë, por së fundmi “krimineli më i bukur në botë”, Jeremy Meeks është kapur “mat”, duke e tradhtuar atë.

“Daily Mail” ka publikuar foto të Jeremy Meeks me vajzën e biznesmenit të “TopShop”-it, Sir Philip Green.

Ai është fotografuar në momente intime me trashëgimtaren e markës së njohur, Chloe Green. Ata janë duke kaluar pushime të nxehta në një jashtë luksoz pranë brigjeve të Turqisë.

Jeremy Meeks është baba i tre fëmijëve. Ai u dënua me dy vite burg në 2014-n, për armëmbajtje pa leje, por mori famë me pamjen e tij, ndërsa menjëherë sapo u lirua nga burgu siguroi shpejt edhe një kontratë si model.

FOTO GALERI
1/27

Top Channel