Xhemaili po mrekullon kanadezët, një supergol dhe asist

02/07/2017 00:00

Futbollisti shqiptar nga Tetova, Blerim Xhemaili ishte në dilemë për kalimin e tij para pak muajsh në kampionatin amerikan, por paraqitjet e tij impresionuese te Montreal Impact dhe përshtatja e shpejtë me MLS, nuk po e bëjnë të pendohet që braktisi serinë A.

Mesfushori shqiptar që mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës, ka shënuar një super gol dhe ka krijuar një asistim në fitoren 2 me 0 kundër DC United. Në minutën e 21-të të takimit, Xhemaili lëshoi një predhë në drejtim të kundërshtarit, e cila përshëndeti rrjetën e kundërshtarit.

Vetëm 3 minuta më vonë, shqiptari bëri një super asist për Duvall që fitoi dhe duartrokitjet e tifozëve rivalë. Xhemaili la fushën 2 minuta para fundit të takimit me skuadrën kanadeze ndërsa në fund mori çmimin e futbollistit më të mirë të ndeshjes.

Top Channel