Turi i Francës, rrëzim dhe frakturë për Valverden

02/07/2017 00:00

Turi i Francës humbi menjëherë një prej çiklistëve pretendentë për trofeun më të rëndësishëm në botën e çiklizmit.

Alejandro Valverde ishte pa diskutim një prej favoritëve për të rrëmbyer fronin në finishin pas 3 javësh në Paris, por në kilometrat e parë vuajti një aksident që i solli pasoja serioze dhe tërheqjen nga turneu.

Spanjolli i skuadrës Movistar ishte protagonist i një rënieje në etapën e parë, pasi rrëshqiti prej reshjeve të shiut në rrugët e Dyseldorfit në Gjermani. Valverde mori menjëherë ndihmën mjekësore dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku analizat zbuluan një frakturë dhe hematoma që e lënë jashtë Turit të Francës.

Kështu, “Team Movistar” humbet një pjesë kryesore në edicionin e 104 të aktivitetit çiklistik për shkak të aksidenteve që nuk ishin të pakta në ditën e parë.

Top Channel