Ibra e mbyll si “perandor” me Manchester United

01/07/2017 00:00

Zlatan Ibrahimoviç largohet nga Manchester United, e këtë e bën sipas mënyrës së tij.

Sulmuesi suedez, që e mbylli sezonin me “djajtë e kuq” me 17 gola dhe 5 asiste në Premier League, publikoi në profilin e tij në “Instagram” një frazë, që përshkruan sezonin pozitiv që përjetoi me skuadrën angleze.

Ibrahimoviç, që jo pak herë është shfaqur disi arrogant me qëndrimet e tij, publikoi një foto të tij, kur ai ka qenë duke festuar një gol me Manchester United, të shoqëruar me frazën e famshme të Julius Caesar, “Veni, Vidi, Vici”, vetëm se ai e kishte përkthyer në gjuhën angleze, sigurisht duke e përshtatur.

“Erdha, pashë, fitova”, ishte postimi i 35-vjeçarit, që për një moment e vendosi veten në rolin e perandorit të madh romak.

Top Channel