Legjendat, United mposht Barcelonën

01/07/2017 00:00

Manchester United  ‘hakmerret’ në një farë mënyre ndaj Barcelonës për humbjet ne finalet e Ligës së Kampioneve të viteve 2009 dhe 2011 dhe këtë e bën nëpërmjet legjendave.

Në Camp Nou u zhvillua një sfidë mes këtyre dy skuadrave që u ndoq nga 50 mijë tifozë të pranishëm në shkallët e stadiumit. Atmosfera ishte elektrizuese dhe në fushën e blertë u pa parada e shumë yjeve që emocionuan gjithkënd me veprimet e tyre teknike, ku ai që spikati ishte padyshim Ronaldinho, që për herë të parë, si për të realizuar ëndrrën e shumë tifozëve të skuadrës katalanase, luajti përkrah një tjetër emri të paharruar si ai i Rivaldos.

Në fushë ishin edhe Mendieta, Nadal, Davids apo Giuly, ndërkohë që në krahun tjetër Manchester United kishte në radhët e tij emra si Poborsky, Saha, Yorke apo Silvestre.

Në fund legjendat e “Djajve të kuq” arritën t’u imponhen atyre të skuadrës katalanase me rezultatin 3-1 me gola të Blomqvist, Poborsky dhe Yorke, ndërkohë që Dehu shënoi golin e vetëm për skuadrën e legjendave të Barcelonës.

Top Channel