Inter brenda rregullave, respektohet “Fair Play” financiar

30/06/2017 00:00

Interit tashmë nuk i duhet më që të shesë Ivan Perisic për të respektuar rregullin e “Fair Play” financiar.

Klubi zikaltër arriti të sigurojë plot 30 milonë euro për të sistemuar të gjitha llogaritë e për të nisur planifikimin për blerjet e reja. Dhe e gjithë kjo u krye falë Walter Sabatinit dhe Ausilios që në një kohë të shkurtër bënë të mundur të bëjnë disa transferime që sollën në arkat e milanezëve këtë shifër të ardhurash.

Kjo do të thotë se për Interin nuk do të ketë ndëshkime nga UEFA dhe se zikaltrit tani janë të lirë të nënshkruajnë me futbollistë të tjerë. Interi ka siguruar tashmë kartonin e Skriniar, blerja e të cilit do të zyrtarizohet ditët e ardhshme, ndërkohë që Borja Valero pritet të kryejë vizitat mjekësore.

Tani drejtuesve të Interit u duhet të punojnë më shumë për të sjellë në Milano Nainggolan, i cili kërkohet me ngulm nga Spalletti. Një tjetër emër që po përflitet është ai i Lucas, ndërkohë që ëndrra e zikaltëve është Angel Di Maria.

Top Channel