Demi Rose pozon për “Sixty 6”

30/06/2017 00:00

Tashmë ajo është një nga engjëjt e Tyga-s, modelja bukuroshe Demi Rose hyn në grupin e vajzave seksi me të cilat reperi i famshëm është shoqëruar pas ndarjes me Kylie Jenner muaj më parë.

Karriera e saj mori famë që nga ajo kohë dhe tashmë Demi Roze po bëhet imazhi i shumë firmave. Së fundi, ajo ka pozuar me të brendshme për revistën “Sixty 6” ku ka treguar sesi Tyga e bëri atë të famshme.

Fotot e këtij seti janë vërtetë seksi dhe provokuese e modelja thekson se këto lloj pozash janë të preferuarat e saj pasi tërheq vëmendjen e publikut.

“Llogaria ime e ‘Instagram’-it është hapur që në moshën 18-vjeçare. Asokohe postoja më së shumti ‘selfie’. Më vonë i hyra modelingut, por ende kisha pak ndjekës në rrjete sociale. Pak muaj më parë llogaria ime arriti 200.000 ndjekës në një kohë të shkurtër, ndërsa tani plot 3.2 milionë ndjekës”, ka thënë Demi Rose.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel