Një polic është plagosur në qendër të Athinës, gjatë një proteste të organizuar prej anarkistëve, mbrëmjen e së enjtes.

Çdo gjë filloi mbas protestës së organizuar prej anarkistëve, në rrugën “Patision”,e në vazhdim përleshjet u shtrinë në rrugën “Tosica”,”Solomu”,si dhe në rrugën ku ndodhen zyrat e PASOK, “Harilao Trikupi”.

Anarkistët hodhën gurë dhe bomba molotov kundër forcave të rendit, të cilat u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe granata shpërthyese.

Prej sulmit të anarkistëve, disa makina u dogjën dhe u dëmtuan disa vitrina dyqanesh.

Policia tha se ka ndaluar disa të dyshuar si shkaktarë të akteve të dhunës, por ende nuk dihet nëse ndaj tyre do të ngrihen akuza.

Situata në lagjen “Eksarqia” ishte e tensionuar që prej paradites, pasi anarkistët ishin vënë në alarm për shkak të paralajmërimit të një proteste prej sindikatës së policisë, pikërisht në sheshin e lagjes rebele të kryeqytetit helen, në shenjë pakënaqësie për mos ndërhyrjen e policisë në “Eksarqia”.

Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, protesta e sindikatës u anulua me urdhër të ministrit të mbrojtjes së qytetarit, Nikos Toskas.

Top Channel