Humbja ndaj Botev Plovdiv, dorëhiqet drejtuesi i Partizanit

29/06/2017 00:00

Nuk ka qenë pozitiv debutimi i skuadrave shqiptare në raundin e parë të kupës Europa League. Partizani është mundur në “Selman Stërmasi” me rezultatin 3-1 nga skuadra bullgare Botev Plovdiv.

Pas ndeshjes është dorëhequr edhe drejtori i përgjithshëm i klubit të Partizanit, Genci Tomorri. Sa i përket ndeshjes së kthimit ajo do të luhet në Burgas të Bullgarisë më 6 korrik.

Golit të Sukajt i përgjigjet skuadra mike me tre gola ku veç precizonit të tyre, vunë në pah edhe problemet që pati i gjithë ekipi i Sulejman Starovës, nga portieri deri tek sulmi.

“Do të përpiqemi të bëjmë maksimumin në ndeshjen e kthimit edhe pse me këtë humbje 3-1 ndaj një kundërshtari kaq të fortë është e vështirë. Ata treguan se kanë eksperiencë dhe janë një skuadër e pjekur”, u shpreh Sulejman Starova pas ndeshjes.

Top Channel