Belotti, objektiv i Manchester United

29/06/2017 00:00

Andrea Belotti mendon për të ardhmen e tij edhe tani që është me pushime.

Sipas tabloidit britanik “Mirror”, sulmuesi i Torinos ndodhet në Ibiza së bashku me bashkëshorten e tij, Giorgia, por pa shkëputur plotësisht lidhjet me merkaton. Gjithnjë sipas “Mirror”, futbollisti është kontaktuar nga drejtuesit e Manchester United dhe Arsenal, ku ata që kanë avantazhin janë “Djajtë e Kuq” të Jose Mourinho, të cilët janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të Zlatan Ibrahimovic.

Duke parë se bisedimet për Moratën janë frenuar dhe alternativa Griezmann u sfumua krejtësisht për Manchester United, Belotti është alternativa më e mirë. Por, jo vetëm kaq. Sipas të përditshmes “Daily Express”, Djajtë e Kuq janë gati të prezantojnë në zyrat e Torinos njën ofertë prej 70 milionë paundësh, një shifër që mund ta tundojë jo pak Cairon, edhe pse ky i fundit këmbëngul se Belotti do të largohet nëse paguhet klauzola prej 100 milionë eurosh e kontratës së tij, klauzolë që është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

Top Channel