Kampionati i çiklizmit, nisin garat në 3 kategori

29/06/2017 00:00

Kampionati Kombëtar i Çiklizmit i këtij viti nisi me garën e kronometrit individual.

Në këtë kampionat garohet në 3 kategori: atë të kadetëve, të të rinjve dhe kategorinë Elitë U23. Në kategorinë e kadetëve, çiklistët përshkuan 12.5 km dhe fitues u shpall Gjergji Zefi i Vllaznisë, i ndjekur nga Gjata në vendin e dytë dhe Çota në të tretin. 

Në Kategorinë e të rinjve u shpall fitues Cepa, debutues në këtë edicion të Kampionatit Kombëtar të Çiklizmit. Në vendin e dytë u pozicionua Bruno Kola i Vllaznisë, ndërsa në vendin e tretë, duke plotësuar podiumin, u rendit çiklisti i Apolonisë, Amarildo Koka. 

Përsa i përket kategorise U23, fitorja i takoi Iltjan Nikës, i ndjekur në vendin e dytë nga Besmir Banushi dhe Olsian Veliaj.

Top Channel