Thyen pa dashje byzylykun e shtrenjtë, i bie të fikët

29/06/2017 00:00

Një turiste në Kinë i ka rënë të fikët pasi ka thyer aksidentalisht një byzylyk me gurë xhadë, me një çmim prej 38 mijë euro.

Gruaja po vizitonte një dyqan të byzylyqeve xhadë në Ruili Siti, në jug-perëndim të Kinës, kur aksidentalisht theu një byzylyk teksa po e provonte. Fatkeqësisht për të, objekti u nda në dysh, raporton “People’s Daily Online”.

Pamjet tregojnë gruan e cila pëson shok kur mëson çmimin e byzylykut. Xhadë është një produkt luksoz në Kinë dhe përfaqëson shëndetin e mirë dhe jetën e gjatë.

Pas incidentit, pronari i dyqanit tha se vlera e byzylykut ishte 38 mijë euro. Familja e turistes i ofroi atij 9 mijë euro, megjithatë ai refuzoi duke thënë se kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Ndërsa një ekspert i pavarur e vlerësoi vlerën e tij rreth 23.5 mijë euro, shumë të cilën familja e saj pranoi ta paguante.

Top Channel