Ngjarje e rëndë në Durrës, djali vret prindërit

29/06/2017 08:50

Djali 29-vjeçar i familjes Nika në Xhafzotaj të Durrësit dyshohet se ka vrarë nënën dhe babain e tij teksa ishte në gjendje të dehur.

Nika u mor në pyetje nga policia, por ende nuk dihen shkaqet e konfliktit me prindërit. I ati, Ali Nika (70 vjeç) dhe e ëma Jenije (66 vjeç) u gjetën të vrarë me çifte në derën e shtëpisë.

Që prej kthimit nga Italia, Leo Nika mjekohej për probleme të shëndetit mendor. Gruaja dhe fëmija e tij nuk kanë qenë në shtëpi kur ndodhi krimi, pasi kishin shkuar një ditë më parë te prindërit e së shoqes.

22 vjet më parë, familja me origjinë nga Dibra ishte zhvendosur në Xhafzotaj të Durrësit për një jetë më të mirë. Nga fqinjët ata njiheshin si njerëz të qetë dhe punëtorë.

Fëmijët e tjerë të çiftit Nika jetojnë jashtë vendit.

Top Channel