Skënderbeu rikthehet në Europë, Sant Julia, rival modest

28/06/2017 00:00

Skënderbeu rikthehet këtë të enjte në kupat europiane pas thuajse një viti e gjysmë mungesë për shkak të pezullimit prej trukimeve.

Skuadra korçare pati fat me shortin që i rezervoi një kundërshtar të lehtë si Sant Julia, por edhe pse përballë do të ketë nënkampionët e Andorrës, “Ujqërit e Dëborës” tregojnë kujdes maksimal.

Afrim Taku dhe Donjet Shkodra janë afrimet e bujshme të merkatos, por në sulm ka boshllëqe të mëdha për shkak të largimit të Hamdi Salihit, me trajnerin ilir Daja që ka pak dilema për formacionin ndaj kundërshtarëve që të paktën në letër, janë krejtësisht të kalueshëm. Ndërkohë, kapiteni Shehi thekson se vendimi i komisionit të etikës për t’i hequr titullin e dy sezoneve më parë nuk ka ndikuar tek skuadra.

Takimi i kthimit mes Skënderbeut dhe Sant Julia do të luhet në datën 6 korrik, ndërsa në rast kualifikimi, korçarët do të kenë në fazën e dytë fituesin e çiftit prej çiftit Kairat Almaty-Atlantas.

Top Channel