Michelle Rodriguez braktis “Fast & Furious”?!

28/06/2017 00:00

Michelle Rodriguez ka deklaruar se është gati që të heq dorë nga seritë e filmit “Fast & Furious” në rast se produksioni nuk angazhon më shumë femra në filmin e radhës.

Aktorja, e cila ka qenë pjesë e 6 nga 8 filmat e “Fast & Furious”, ka deklaruar se në rast se nuk do të ketë më shumë femra atëherë do të duhet t’i thotë lamtumirë projektit të radhës.

38-vjeçaraja në një postim në llogarinë e saj në “Instagram” ka shkruar se i është mirënjohëse produksionit për çdo gjë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel