Incidenti me Hamilton, Vettel rrezikon sanksione

28/06/2017 00:00

E quajnë “faull reaksioni” dhe nëse do të shpallet fajtor për një akuzë të tillë, do të vuajë sanksione që mund të cenojnë kryesimin në renditjen e përgjithshme. Lideri aktual i pilotëve të Formula 1, Sebastian Vettel rrezikon të penalizohet për reagimin që  pati ndaj Hamilton në cirkuitin e Baku në fundjavë, në garën për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit.

Sipas revistës gjermane “Auto, motor und sport”, presidenti i FIA-s Jean Todt po merret personalisht me rastin në fjalë për të vlerësuar nëse duhet të vendosë nën akuzë gjermanin. Vettel u penalizua edhe me 10 sekonda ndalesë në bokse, gjatë garës.

Sipas një burimi që nuk pranoi të identifikohej, Jean Todt po vuan presione nga kampionët e botës të Mercedes si dhe pilotë të tjerë për ti dhënë një mësim të mirë Sebastian Vettel. Ata që mbrojnë këtë tezë mendojnë se presidenti i FIA-s e fali gjermanin nëntorin e kaluar kur rrezikoi të dënohej për ofendimet në radio ndaj komisarëve, në Çmimin  madh të Meksikës.

Top Channel