Kosovë, Veseli uron Ramën për fitoren në zgjedhje

28/06/2017 00:00

Fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit, Edi Ramës ia ka uruar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës në detyrë dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Përmes një statusi në Facebook, Veseli uron suksese në mandatin e ri qeverisës, duke shpresuar – siç shkruan, – që t’ia dalë të përshpejtojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“E përgëzoj mikun tim, kryeministrin Edi Rama, për fitoren që ka arritur në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë. I uroj mbarësi e sukses në mandatin e tij të ardhshëm qeverisës, duke shpresuar që do t’ia dalë ta përshpejtojë procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Po ashtu, dua të uroj të gjithë bashkëkombasit në Shqipëri për këtë proces cilësor zgjedhor, që është dëshmi e konsolidimit të demokracisë shqiptare dhe rritjes së pjekurisë politike”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

Top Channel