PSG nuk njeh kufij. Fond 240 mln euro për merkaton

28/06/2017 00:00

Paris Saint Germain po përgatitet të bëjë shpenzime marramendëse në merkaton e transferimeve.

Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja “Sport”, klubi francez është gati të paguajë plot 240 milionë euro në merkato, ku objektivat kryesorë janë blerja e Kylian Mbappe dhe Gianluigi Donnarummës.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, për Mbappe, Paris Saint Germain ka bërë gati një ofertë prej 135 milionë eurosh, ndërsa për Donnarummën, oferta pritet të jetë 39 milionë euro.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit transalpin do të tentojnë të blejnë Fabinhon, nga Monaco, për 42 milionë euro dhe Rafael Guerrero për 23 milionë euro.

Top Channel