Maldini debuton me humbje në tenis

28/06/2017 00:00

Pasi fitoi gjithçka në karrierën si futbollist me Milanin, Paolo Maldini iu përkushtua tenisit dhe rezultatet mund që quhen fare mirë të kënaqshme.

Në moshën 49-vjeçare, legjenda e futbollit italiani siguroi pjesëmarrjen në turnen “ATP Challenger” të Milanos në lojën dyshe, së bashku me trajnerin dhe mikun e tij Stefano Landonio.

Dyshja Maldini-Landonio u përball me atë të formuar nga David Pel e Tomas Bednarek, me këta të fundit që fituan bindshëm në dy sete, 6-1 dhe 6-1, në vetëm 53 minuta lojë, por ajo që ka rëndësi është se Maldini mori pikët e tij të para si profesionist.

Top Channel