E dashura e Ronaldo-s, në pritje të një vajze?!

27/06/2017 00:00

Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo është sërish në qendër të vëmendjes, vetëm disa javë pasi u përfol se legjenda e futbollit ka mirëpritur ardhjen në jetë të binjakëve me anë të një nëne “surrogate”.

Sipas një burimi të ri, Ronaldo është në pritje të një vajze me të dashurën e tij, Georgina Rodrigues.

Gazeta lokale pretendon se e dashura e Ronaldo-s është shtatzënë dhe pritet të lindë në fund të muajit tetor.

Deri tani ende nuk ka një konfirmim të këtyre thashethemeve që kanë pushtuar median rozë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel