Ndahen “Oscar”-ët e NBA-së. Westbrook, “MVP” i sezonit

27/06/2017 00:00

NBA ka dhënë çmimet për më të mirët e sezonit, e këtë e ka bërë nëpërmjet një ceremonie të zhvilluar gjatë një spektakli të prezantuar nga reperi Drake në Nju Jork, diçka që ndodh për herë të parë.

Ylli që shkëlqeu më shumë në këtë mbrëmje ishte basketbollisti i Oklahomës, Russell Westbrook, i cili arriti të fitojë trofeun si “MVP” i sezonit të rregullt, duke mundur emra të tillë si James Harden dhe Leonards.

“Është një bekim për mua, – tha Westbrook. – Është një çmim i jashtëzakonshëm, një nder për mua që të jem përkrah të gjithë atyre që janë përfshirë në ‘Hall of Fame’ dhe që kanë marrë këtë çmim. Është diçka që nuk e kisha imagjinuar kurrë, jam tej mase i lumtur”.

Mbrëmja rezultoi e këndshme edhe për Houston Rockets, që e kaloi zhgënjimin për disfatën e Harden në garën për çmimin “MVP”, duke parë triumfin e Mike D’Antonit që u zgjodh trajneri më i mirë i vitit.

Ndërsa Golden State, kampionët e saposhpallur të NBA-së, festuan çmimin për Draymond Green, si mbrojtësi më i mirë, ndërsa çmimi i lojtarit debutues më të spikatur i shkoi basketbollistit të Milwaukee, Malcolm Brogdon, duke lënë pas Dario Sariç.

Top Channel