Agjenti Jorge Mendes, dëshmitar për “evazionin” e Falcaos

27/06/2017 00:00

Agjenti i shumë yjeve të futbollit botëror, Jorge Mendes mbërriti në gjykatën spanjolle, si dëshmitar në hetimet që po bëhen kundrejt sulmuesit Radamel Falcao për evazion fiskal, një vepër që ai e kreu gjatë kohës kur ishte pjesë e Atletico Madrid.

Kolumbiani Falcao akuzohet se u ka fshehur autoriteteve 5.6 milionë euro përfitime për periudhën 2012-2013, diçka që gjithsesi është mohuar nga agjencia “Gestifute” e Mendesit, që përfaqëson këtë futbollist.

Vlen të theksohet se një tjetër klient i Mendes, Cristiano Ronaldo, pritet që të japë dëshminë e tij në gjykatë më 31 korrik. Ylli i Realit të Madridit akuzohet për fshehjen e 14.7 milionë eurove të përfituara nga e drejta e imazhit, ndërkohë që të njëjtat akuza janë ngritur edhe për Jose Mourinho, edhe ky një klient i Jorge Mendes, me trajnerin portugez që akuzohet për evazion fiskal prej 3.3 milionë euro.

Top Channel