Bolt dëshiron të luajë me Borussia Dortmund

27/06/2017 00:00

Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në botë dhe zotërues i 8 medaljeve të arta në 3 Olimpiada, njoftoi se do të nisë së shpejti stërvitjen me Borussia Dortmund.

“E kemi vendosur, do të stërvitem me ta. Të shohim si do të ecin seancat. Nëse jam mirë, do të luaj. Nëse nuk jam mirë, do të mbyll gojën e do të largohem”, tha atleti xhamajkan.

Bolt do të tërhiqet nga atletika pas Botërorit të Londrës (5-13 gusht), kështu që stërvitja e tij me një nga klubet më të mëdha gjermane do të nisë vetëm pas kësaj periudhe.

Top Channel