E godet autobusi, ecën me këmbët e veta (VIDEO)

27/06/2017 00:00

Një incident dramatik ndodhi në qytetin Reading, në Angli, ku një autobus goditi dhe hodhi tutje disa metra një person, por fatmirësisht aksidenti ishte po aq i padëmshëm, sa edhe i frikshëm.

Simon Smith, 53-vjeçar, po ecte në rrugën “Gun” në qytet, kur një autobus linje doli jashtë kontrolli dhe mori trajektoren e gabuar në kthesë, duke e goditur atë fort.

Aksidenti u filmua nga kamerat e sigurisë ku shfaqet Smith, i cili pas goditjes së tmerrshme ngrihet në këmbë sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe hyn brenda në “pub”, mbase për të shuar etjen pas kësaj përvoje të frikshme.

Smith pësoi vetëm disa të gërvishura nga aksidenti tragjik, pavarësisht se u hodh tutje nga autobusi për rreth 6 metra. Videoja bëri xhiron e botës në pak orë dhe shumë komentues në mediet sociale kanë nisur ta quajnë 53-vjeçarin Smith një “supernjeri”.

Top Channel