Interes nga Azia për Totti-n, por jo nga Kina

27/06/2017 00:00

Francesco Totti i dha fund karrierës së tij me Romën në fund të sezonit që sapo u mbyll, duke u bërë pjesë e legjendave të skuadrës kryeqytetase, por megjithatë me shumë mundësi ai nuk do të largohet nga futbolli i luajtur.

Deri tani për të ka pasur interes nga skuadra amerikane, por së fundmi në skenë ka dalë edhe një skuadër nga liga e dytë e futbollit japonez dhe kjo është konfirmuar nga presidenti i skuadrës.

Tokios Verdy, është skuadër që militon në J-League 2 dhe presidenti i saj Hideaki Hanyu ka konfirmuar se ka bërë një ofertë për legjendën e Romës.

“Po, ne jemi interesuar për të, kemi pasur kontakte, por deri tani bisedimet nuk kanë avancuar. Ai kërkon një kontratë me 3 milionë euro në sezon dhe për ta transferuar në skuadrën tonë do të ishte një ëndërr e bërë realitet”, ka thënë Hideaki Hanyu.

Top Channel