Çeki, konkurs me bikini për stazh falas

26/06/2017 00:00

Një central bërthamor në Republikën Çeke ka organizuar një konkurs bukurie me bikini. Çmimi për fituesen e konkursit ishte stazhi në kompani.

Vajzat pozuan me bikini në kullën e ftohjes së centralit dhe përdoruesit e Facebook-ut votuan për të preferuarën e tyre.

Por, ky konkurs u kritikua ashpër nga shumë persona, të cilët e quajtën një lëvizje idiote këtë aktivitet.

10 studente me diplomë u regjistruan në konkurs dhe pas kritikave të shumta, kompania njoftoi se të gjitha aplikuesit ishin marrë për stazh dhe u kërkoi falje të gjithë personave të ofenduar nga ky konkurs bukurie.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel